1 vjet krizë prej Demarkacioni në Kosovë!

Kosova qe nji vit asht zhyt në krizë të thellë politike, mbasi që ka nënshkrue Marrëveshjen për Demarkacionin e kufinit me Malin e Zi.

Opozita dhe disa deputetë të koalicionit qeverisës e fajësojnë Qeverinë për këtë krizë, tue thanë se ekzekutivi i vendit nuk i respektoi vendimet e Kuvendit.

Më 26 Gusht bahet nji vit prej se Kosova asht futë në nji krizë të thellë politike për shkak të nënshkrimit të Marrëveshjes për Demarkacionin e kufinit me Malin e Zi, shkruen Zëri.
Subjektet opozitare patën deklarue se me këtë Marrëveshje Kosova i humb rreth 8200 hektarë tokë, prandaj filluen protestat në rrugë dhe në Kuvend.

Tash opozitarët dhe disa deputetë të koalicionit qeverisës thonë se kriza asht shkaktue nga arroganca e Qeverisë, madje, simbas tyne, egzekutivi i vendit ka mbajt të mshefta disa dokumente për procesin e demarkacionit dhe nuk i ka marrë parasysh vendimet e Kuvendit.