10 ditë para zgjedhjeve, Clintonin dhe Trump i ndajnë vetëm 2 %

clinton-trump

Thuejse dhetë ditë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkueme të Amerikës, kandidati republikan, Donald Trump, ka reduktue disavantazhin ndaj rivales demokrate, Hillary Clinton, në vetëm 2 për qind, simbas nji sondazhi kombëtar nga ABC dhe Washington Post.

Konsensusi për ish-sekretaren amerikane të Shtetit asht 47%, ndërsa miliarderi shkon në 45%.
Sondazhi asht realizue mes 24 dhe 27 Tetorit, para se FBI me njoftue se kishte rihap hetimet rreth e-mailave të kandidates demokrate.