10 Marsi me seancë të re

Kryesia e Kuvendit ka vendosë që të Ejten, me 10 Mars, me e mbajtë seancën e ardhshme plenare. Këtë e ka konfirmue Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli mbas mbledhjës së Kryesisë.

 

Edhe pse u vendosë që seanca me u mbajtë më 10 Mars, përfaqësuesja e vetme e opozitës në këtë takim të Kryesisë, Aida Dërguti , e paralajmëroi përsëri bllokimin e saj.

 

Kreu i Kuvendit paralajmëroi se në sheshin Adem Jasharin shumë shpejt ka me ardhë edhe përmendorja e Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

 

Ai gjithashtu foli edhe për Epopenë e UÇK’s, e cila ka me u mbajtë me 5, 6,dhe 7 Mars në Prekaz, ku Kuvendi ka me marrë pjesë në këto aktivitete.

 

Në anën tjetër, Veseli ka urue për 7 dhe 8 Mars, t’gjithë mësimdhanësit rrespektivisht gratë.