10 persona arrestohen nga akcioni i Policisë dhe Doganës

Dogana dhe Policia e Kosovës në akcionin kundër krimit të organizuem dhe kontrabandës me mallna ka me njoftue mbas perfundimit të akcionit, por merret vesh për ndalimin e ma s’paku dhetë personave, të implikueme në këto veprimtari të kundërligjshme.

Për këtë pritet edhe vendimi i prokurorit.

Në akcionin e sotshëm kundër krimit të organizuem dhe kontrabandës, që ka nisë n’orën e hershme të mengjesit në 17 lokalitete, kryesisht në Gjilan e Prishtinë, ishin të angazhuen 100 doganierë e policë.

Merret vesh se në Fushë Kosovë asht zbulue nji fabrikë ilegale, ku prodhoheshin produkte tekstili fallco.