10 Qershori në histori: Dy ngjarje të mëdha për kosovarët u banë në këtë datë

10 Qershori asht nji nga datat e randesishme për kosovarët, që ndërlidhet me dy ngjarje që kanë përcaktue fatin e Kosovës.

Asht fjala për tërheqjen e trupave serbe nga Kosova dhe viziten e Prwsidentit George W. Bush në Shqipni, ku ai në nji deklaratë hapi rrugën për pamvarësinë e Kosovës: “…mjaft asht mjaft- Kosova asht e pamvarun.”

10 Qershor 1999: NATO pezullon sulmet e saj ajrore mbasi Presidenti i ish Jugosllavisë, Slobodan Milosevic, bie dakord me i tërhekë forcat e tij nga Kosova.

10 Qershor 2007 – Presidenti i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, George W. Bush, bani nji vizitë zyrtare në Shqipni, vizita e parë e nji presidenti amerikan në Shqipni.