10 vjet nga vdekja e ‘Kasapit të Ballkanit’

Ish-presidenti i Serbisë dhe Republikës Federative të Jugosllavisë Slobodan Miloshevic, i cili njihet edhe si kasapi i Ballkanit, vdiq me 11 Mars të vitit 2006 në njisi të paraburgimit të Tribunalit të Hagës.

Ai akuzohej për krimet që kishte krye në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë.

Miloshevic asht arrestu me 1 Prill të vitit 2001, kurse asht depërtu në Hagë me 28 Korrik të këtij viti.

Disa herë në procesin gjyqësor kudër tij para kësaj gjykate Miloshevic ka përmend që dikush në Hagë ishte tue provu të keqësonte gjendje e tij shëndetësore, dhe që gjyqtarët i kanë refuzu shërimin në nji spital kardiovaskular në Moskë me qellim që ky fakt të mshifet.

Katër muej para vdekjes, Miloshevic’in e kanë ekzaminu specialistët nga disa shtete tue sugjeru që i lejohet ekzaminimi n’institutin e njohun rus Bakuljev, por Trupi Gjykues kishte refuzu.

Trupi i tij ishte sjellë në Beograd 4 ditë mbas vdekjes së tij, i cili ka qenë ekspozu deri më 16 Mars në ndërtesën e muzeut “25 Maj” në kuadër të kompleksit muzeor në Dedinje.

Asht varros n’oborrin e shtëpisë familjare në vendin Pozharevac, me 18 Mars të vitit 2006.

Lindun dhe rritun në Pozharevc në vitin 1941, Miloshevic u ngrit në pozitë në vitin 1987, kur ai u ba i njohun si zadhanës për nacionalistët serbë në ish-Jugosllavi.

Ai erdhi në pushtet në vitin 1990 si president i Serbisë dhe në vitin 1997 u ba president i Jugosllavisë.

Ai e mbajti këtë post deri më 5 Tetor 2000, kur u rrxue nga opozita.

Ma pak se nji vit ma vonë, ai u arrestu me urdhën të ish-kryeministrit serb Zoran Djindjic, dhe u transferu në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë në Hagë për të dalë para gjyqit, tue u ba kështu kreu i parë europian i shtetit që do të ndiqej penalisht për gjenocid dhe krime lufte.