1000 terroristë të dyshuem u arrestuen vitin e kaluem në BE

Në BE, ma shumë se 1.000 terroristë të dyshuem janë arrestue vitin e kaluem.
Si ka njoftue nji përfaqësues i naltë i agjencisë policore europiane Europol, në Parlamentin Evropian, në mesin e 667 prej tyne ka njerëz që i atribuohen skenave xhihadiste.

Janë klasifikue 168 si nacionalistë apo separatistë të dyshuem. Pra, përbënin vetëm 67 nga ekstremistët e krahut të djathte, dhe vetëm 11 arrestime nga ekstremistët e krahut të majtë.

Nji total prej 211 rastesh të ekzekutueme, të dështueme apo për komplote terroriste janë regjistrue nga Europoli vitin e kaluem në BE. Deri tani sulmet ma të përgjakshme janë të kryeme nga Shteti Islamik në Paris. Janë 130 të vdekur vetëm në serinë e sulmeve në Nandor. Nji total prej 151 viktimave u numëruen në BE, vitin e kaluar.