109 policë nën hetime për 6 muej!

Që nga fillimi i këtij viti nji numër i madh i zyrtarëve policorë kanë qenë nën llupën e Hetuesisë së Inspektoratit Policor.

Vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë 109 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, apo marrë në përqindje 1,2 për qind e Policisë janë hetue për kryemjen e veprave penale.

Ky numër i të hetuemve si rezultat i gjetjeve nga ana e hetuesve të Inspektoratit Policor, ky institucion ka rekomande suspendimin e 24 prej tyne.

Ndonëse Policia e Kosovës asht nji ndër institucionet ma të besueshme në nivel vendi, nji numër i madh i ankesave për pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë shkue në drejtim të Inspektoratit Policor.

Gjatë kësaj periudhe kohore IPK ka pranue plot 628 ankesa, ku në 390 ka pasë mungesë të elementeve të veprave penale dhe ato janë dërgue në Drejtorinë e Standardeve Profesionale të Policisë si shkelje disiplinore, shkruen gazeta Zeri.