11 deputetët e zgjedhun qe garojnë edhe për kryetar komunash

Morën vota të mjaftueshme për deputetë.

Por, 11 nga 120 deputetët e zgjedhun të Kuvendit kanë vendos që të sfidojnë veten edhe për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 Tetor.

Lëvizja Vetëvendosje prinë me numrin ma të madh të kandidatëve të cilët janë zgjedh por që kanë me garue për kryetar.

Kryetari aktual i Prishtinës Shpend Ahmeti, edhe pse ka marrë shumë vota për deputet, menjiherë mbas zgjedhjeve ka lirue postin për me garue persëri për  kreun e Prishtinës.

VV ka kandidue edhe deputetin Driton Çaushi për kryetar të Gjakovës, Faton Topallin për Ferizaj, Mytaher Haskukën për Prizren, Sami Kurteshin për Gjilan dhe Qëndron Kastratin për Kamenicë.

PDK kësaj here ka vendos që në zgjedhjet lokale me garue  me emna të ri. Vetëm dy nga ta janë deputetë të zgjedhun.

Nga PDK për kryetar komune të Gjilanit kanë me  garue Zenun Pajaziti ndërsa për Ferizaj, Agim Aliu, të dy deputetë të zgjedhun.

Nga Nisma për Kosovën për kryetar komune të Prizrenit ka me garue Zafir Berisha, ndërsa Mimoza Kusari-Lila e cila asht zgjedh si deputete e koalicionit me LDK’n dhe AKR’n ka vendos me garue në Gjakovë.

Edhe LDK nuk ka kandidue për kryetar të komunave ndonjëli deputet të zgjedhun përveç në Prishtinë.

Partia e Isa Mustafës ka vendos që kësaj here në Prishtinë me garue me Arban Abrashin, deputet i zgjedhun dhe ish-ministër në Qeverinë Mustafa.

AAK nuk ka kandidue asnji deputet për kryetar komune.

Shperndaje në: