11 Shtatori 2001 – ngjarja që ndryshoi botën!

Shtetet e Bashkueme por edhe mbanë bota përkujtojnë sot 15-vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 Shtatorit 2001.

Sulmi ndaj kullave binjake ishte krye me 11 Shtator 2001 nga nji grup prej 19 vetash rrëmbyes islamistë radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkueme Arabe, nji nga Egjipti dhe nji nga Libani.

Fillimisht njani aeroplan i rrëmbyem ishte përplas mbi kullën veriore të Qendrës Botnore të Tregtisë në New York, tue krijue nji çarmje të thellë në faqen e ndërtesës dhe tue shkaktue zjarr kurse 17 minuta ma vonë, nji aeroplan tjetër pasagjerësh përplaset mbi kullën jugore.

Në sulmin e 11 Shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona.

Në mesin e viktimave në kullat binjake ishin 2.752 persona prej tyne 343 zjarrfikës dhe 60 policë.

Pjesa ma e madhe e viktimave ishin civil të 70 kombësive të ndryshme.

Ceremonitë në New York dhe Washington do të nisin me nji minutë heshtje, në kohën kur ndodhën sulmet.

Ekspertët shprehen se 11 Shtatori 2001, ndryshoi shumë gjana në botë.

Këto ngjarje u banë shkak për nisjen e nji fushate të gjanë të udhëhequn nga SHBA’të, kundër terrorizmit.