11 vjeçari gjendet i vdekun, ende kerkohet edhe foshnja 14 muejshe!

11 vjeçari Ivan nga Stajkovci që dje u lajmërue si i zhdukun në vërshime asht gjetë i vdekun, ka njoftue policia.
Simbas të dhanave të fundit, prej atje po gjurmohet edhe mbas nji foshnje 14 muejshe, e cila gjatë kohës së vërshimeve ka qenë në kerr së bashku me baben e saj.

Baba ka arritë me shpëtue.

Nga policia informuen se për momentin nuk kanë informacione për persona tjerë të zhdukun, por nuk e përjashtojnë mundësinë që të ketë edhe paraqitje të tjera për të zhdukun.