116 të helmuem paraqiten në Spitalin e Mitrovicës

Ma shumë se 100 raste janë lajmërue si të helmuem në Spitalin e Mitrovicës.

Lajmin e ka ba të ditun Zyra e drejtorit të Përgjithshëm e SHSKUK.

“Zyra e drejtorit të Përgjithshëm e SHSKUK-së, ka pranuar një informatë nga Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës, “dr. Sami Haxhibeqiri”, sipas të cilës, dje nga ora 11:30, kanë filluar të paraqiten në shërbimin emergjent të këtij Spitali, disa persona të dyshuar si raste të helmimit e që kanë kërkuar ndihmën mjekësore”, thuhet në njoftimin e SHSKUK.

“Nga statistikat zyrtare të Spitalit, rezulton se 116 persona, kryesisht të ri në moshë, prej tyne edhe nxanës, kanë kërkue ndihmë mjekësore, me sheja që flasin për nji helmim të mundshëm”.

Shperndaje në: