Moti sot dhe parashikimi për krejt javën (Foto)

moti

Meteorologët për sot, parashohin mot me vranësina të pjesshme dhe me temperatura që do të lëvizin në mes 13 e 26 gradë celsius.

Nga e Marta ka me mbajtë mot ma stabil, i ngrohtë, me diell dhe vransina të pjesëshme.

Nji valë e të nxetit nga Afrika veriore ka m’u shtri mbi rajon, nga dita e Ejte, por vetëm shkurt, sepse në fundjavë persëri një vorbull ciklonike nga Atlantiku ka me sjellë persëri mot të freskët me mundësi për reshje shiu.

Temperaturat kanë me shënue rritje graduale, por që nuk kanë me arritë vlerat e dy javëve të shkueme me maksimale mbi 35C.

Minimalet kanë m’u sillë nga 12C deri në 15C, e maksimalet nga 26C deri në 32C.

Era ka me fry mesatarisht nga verilindja 3-6m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht ka m’u rritë mbi vlera normale.