Eurodeputetet Vajgel, Howett dhe Kukan i çojne mesazh politikaneve te Maqedonise

trio

Tre deputetët e Kuvendit Europian, Ivo Vajgel, Richard Howett, dhe Eduard Kukan, të cilët ndërmjetësuen gjatë arritjes së Marrëveshjes së Përzhinos me 15 Korrik vitin e kaluem në Republikën e Maqedonisë, e kanë shpreh shqetësimin e tyne të thellë për zhvillimin e ngjarjeve në Shkup dhe i kanë ftue të gjitha partitë kryesore politike në Maqedoni me punue bashkë në interes të qytetarëve dhe me ju kthye obligimeve të tyne nga Marrëveshja e Përzhinos, e cila sipas eurodeputetëve asht mënyra e vetme për kapërcimin e krizës, njofton MIA.

Tre eurodeputetët kanë pase takim me eurokomesarin për bisedimet për zgjanim Johanes Han, pas të cilit dolën me deklaratë.
“Na jemi thellësisht të shqetësuem nga zhvillimet e fundit të ngjarjeve në Shkup dhe partitë politike kryesore duhet të mbeten të përkushtueme ndaj Marrëveshjes së Përzhinos. Marrëveshja duhet me u respektue ne tanesi, tue përfshi edhe obligimet që lidhen me mbrojtjen dhe përforcimin e sundimit të së drejtës në vend dhe të sigurohet që të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare të besueshme”, thuhet në njoftimin e dërguem nga Vajgel, Howeet dhe Kukan. /“Plusinfo”/