15 viktima nga vërshimet në Maqedoni

Pak çaste ma parë, nga Ministria e Punëve të Mbrendshme të Maqedonisë, kanë konfirmue, se si pasojë e motit të lig, kanë humbë jetën 15 persona.

Alsat M raporton se viktimat janë nga Haraçina, Singeliqi dhe Stajkovci, që janë vendet ma të godituna nga moti i lig, që ka mbretnue mbramë.

Nga reshjet, janë shkaktue edhe dame të mëdha materiale, ndërsa shumë banorë kanë mbetë të bllokuem nëpër fshatna.