15 vjet nga Marrëveshja e Ohrit

Sot janë ba 15 vjet që nga nënshkrimi Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në mes shqiptarëve dhe maqedonasve për raporte të reja shoqnoro-politike dhe ndërtimin e matutjeshëm të shtetit.

Kjo marrëveshje u ba me asistimin e Bashkësisë Ndërkombëtare mbas nji konflikti të armatosun, i cili ndodhi në vitin 2001.

Kjo marrëveshje kornizë, ndër të tjera u nënshkrue me qëllim të promovimit të zhvillimit të qetë dhe harmonik të shoqnisë qytetare, tue respektue njikohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Kjo kontratë në mes dy popujve u nënshkrue nga kryetari i atëhershëm i Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm, Lubco Georgievski, liderët e LSDM’s Branko Crvenkovski, të PPD’s, Imer Imeri dhe ai i PDSH’s, Arbën Xhaferi.