150 studentë nisin praktikën në Ministrinë e Financave

Ky asht grupi i parë i studentëve të Universitetit të Prishtinës, të cilët dijen e përfitueme në mënyrë teorike kanë me e praktikue në Ministrinë e Financave dhe Agjensitë e saj.

Nënshkrimi i kontratës nga 150 studentë për punë praktike vjen mbas Memorandumit të Bashkëpunimit me Universitetin e Prishtinës.

Kështu njoftoi Ministri i Financave, Avdullah Hoti, tue iu kërkue studentëve anagazhim maksimal për me u përgaditë për tregun e punës.

Ndërsa rektori i Universitetit të Prishtines, Majran Dema, e vlerësoi këtë mundësi të praktikimit të dijes teorike, tue theksue se dija pa punë profesionale e praktike asht e zbehtë.

Ky ishte vetëm fillimi i zbatimit të marrëveshjes mes Ministrisë së Financave dhe Universitetit të Prishninës. Deri në fund të vitit, 600 studentë kanë me ba punë praktike në institucionet në mvarësi të kësaj ministrie.

Shperndaje në: