158 euro në muej për mësimdhanësit e viteve ’90

Prej sot të gjithë mësimdhanësit që kanë punue në vitet e 90ta, munden me marrë nji vërtetim në Drejtorinë e Arsimit nëpër komuna, për njohjen e përvojës së punës gjatë kësaj periudhe ku edhe kanë me u kompenzue me 158 euro në muej.

Kjo marrëveshje ka ardhë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Punës e Mirëqenies Sociale dhe SBASHK’ut.

Ndërsa Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi e ka cilësue këtë hap si shumë ta randësishëm për mirëqenien e mësimdhanësve.

Ndërsa edhe Kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj e ka cilësue ditën e sotme si nji arritje të madhe për komunitetin e mësimdhanësve.