16 aksidente me të lenduem mbrenda 24 orëve!

Policia e Kosovës ka ba të ditun se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Kosovës kanë ndodh 34 aksidente, prej të cilave 16 kanë përfundue me persona të lënduem dhe 18 të tjera me dame materiale.

Simbas policisë, mbrenda ditës janë shqiptue edhe nji numër i konsiderueshëm i gjobave në trafik.

“Vetëm gjatë së Diellës, njisitet policore në gjithë Kosovën kanë gjobitë 781 pjesëmarrës në komunikacion, të cilët kanë thye ose kanë ra ndesh me rregullat e trafikut”, kanë deklarue zyrtarët policor.