17 policë të vramë, rrxohet nji helikopter i puçistëve

Raportimet e fundit kallxojnë se nji aeroplan ushtarak bombardues F-16 ka rrxue nji helikopter të puçistëve.

Simbas Sky News, helikopteri u bombardue në Ankara.

Janë 17 policë të vramë në sulmin që ka ndodhë te zyret e njësisë speciale të Policisë turke, raporton AA.

Sulmi ka ndodhë në Ankara.