17 vjet nga hymja e NATO’s, pamjet kur kosovarët hidheshin mbi tanke

Sot bahen plot 17 vjet që kur NATO u fut në Kosovë për me i dhanë fund masakrave dhe shovenizmit serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës.

Fillimisht trupat e NATO’s kanë numërue 50.000 ushtarë dhe vinin nga dhetna shtete anëtare të kësaj aleance dhe vendeve aleate.

Të parat që kanë zbarkue kanë qenë njësitet britanike. Misioni ishte i ndamë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR’it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian.

Hymja e trupave të NATO’s u ba mbas Marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO’s, të udhëhequna në atë kohë nga gjenerali britanik, Mike Jackson. Me këtë marrëveshje, Serbia asht detyrue me i tërheqë tana forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova.