17 vjet nga rania e heroit Agim Ramadani

agimramadani

Sot bahen 17 vjet nga rania e luftarit dhe heroit Agim Ramadani.

Ai ishte njani ndër hartuesit e planit për thyemjen e kufinit shqiptaro-shqiptar, gja që e bani bashkë me shokët e vet.

Në këtë përvjetor nën patronatin e kryeministrit Isa Mustafa mbahet Akademi Përkujtimore – Dita e deshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”- Dita e ranies së Heroit Agim Ramadani.

“M’u shtershin sytë nëse pushoj; lirinë tënde me ëndërrue; mallkue qoftë gjaku im, nëse m’vrasin pa luftue”.

Këto janë vargjet e poezisë “Liria”, që Agim Ramadani i pat shkrue në ditët e tij të fundit, para se të vdiste.

Palët në këtë betejë kanë qenë të pabarabarta, por UÇK ka pasë përparësi strategjike, mbasi beteja asht zhvillu në kufinin me Shqipninë.

Beteja ka thye kufinin Kosovë-Shqipni, gja që simbas ish-luftarëve ishte nji korridor i randësishëm për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.