17 vjet nga vdekja e heroit Agim Ramadani

Me 11 Prill të 1999, në Rrasë të Koshares ra heroikisht për mos me vdekë kurrë, Heroi Agim Ramadani, i njoftun si Komandan Katana, i cili u përkujtue sot, mbas 17 vitesh.

Nën partronatin e Kryeministrit, por pa pjesëmarrejn e tij, u organizue manifestimi “Ditët e Shqipes” ku morën pjesë familja e Agim Ramadanit, bashkëluftëtarë të tij e njerëz të politikës.

Bashkëluftari i Agimit, Agron Jusufi pati shumë emocione kur kujtoi kohën e luftës.

Ndërsa djali i Agim Ramadanit, Edoni u bani thirrje politikanëve qe me u ba bashkë për t’mirën e vendit, ashtu si ka dashtë baba i tij.

Për fund nji vajzë 13-vjeçare e recitoi nji pjesë që emocionoi të gjithë të pranishmit.