17 vjet nga vrasja e avokatit Bajram Kelmendi dhe djemve të tij

bajram kelmendi

Sot bahen 17 vjet që nga vrasje e avokatit të shquem shqiptar Bajram Kelmendi, si dhe dy bijve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit.

 
Në natën e 24 Marsit të vitit 1999, që perkon me fillimin e bombardimeve të NATO’s, pesë policë me uniformë ishin futë me forcë në shtëpinë e familjes Kelmendi në rrugën “Vellusha” të Prishtinës.

Ata mbas bastisjes nepër shtëpi, më vete kishin marrë Bajramin me dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin.

Në mengjesin e 26 Marsit, bashkëshortja e Bajram Kelmendit, tashma e ndjeme Nekibe Kelmendi u informu se kufomat e Bajramit e të dy djemve të saj ishin gjetë në nji distributor gazi në rrugën që lidh Prishtinën me Fushë Kosovën.

Vrasja e Bajram Kelmendit, dhe e djemve të tij tronditi kryeqytetin mbasi u përhap paniku ndër qytetarë se forcat serbe mund të vrasin edhe personalitete të tjera politike e publike që jetonin në Prishtinë.