17 vjet, policia ka deshmue se janë mbrojtës të Republikës!

Policia e Kosovës ka shenue sot 17-vjetorin e themelimit.

Me rastin e këtij përvjetori PK ka mbajt nji ceremoni ku fillimisht asht ba edhe parakalimi i gardës.

Pjesë e kësaj ceremonie ishin kryeministri Isa Mustafa, Ministri i Punëve të Mbrendshme Skënder Hyseni, kryeprokurori Aleksander Lumezi dhe shumë fytyra të tjera publike.

Kryeministri Isa Mustafa theksoi se Policia e Kosovës asht institucion i besueshëm.

Kurse ministri i Punëve të Mbrendshme, Skënder Hyseni ka theksue se pjesëtarët e Policisë së Kosovës e kanë deshmue se janë mbrojtës të Republikës së Kosovës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni theksoi se sot me shumë të drejtë Policia e Kosovës vlerësohet se asht institucioni ma kredibil në vend dhe se policia asht fuqishëm e përkushtueme që me permbushë obligimet e saj.

Krejt në fund të ceremonisë u ndanë edhe medalje për policët e dalluem.