17-vjetori i Marrëveshjes së Kumanovës, qe çka ndodhi

Sot asht përvjetori i 17’të nga nënshkrimi i Marrëveshjes ushtarako-teknike në Kumanovë, me të cilën ju dha fund dhunës serbe në Kosovë, si nji parakusht për ndaljen e bombardimeve të NATO’s mbi caqet strategjike serbe.

Serbia me këtë marrëveshje detyrohet me tërheqë krejt forcat e saj policore dhe ushtarake prej Kosove.

Marrëveshjen e Kumanovës, ndërmjet NATO’s dhe RFJ’s, e nënshkrueme më 9 Qershor 1999, hyni në fuqi më 11 Qershor 1999.

Atë e nënshkruen Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR’it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkovic, i akuzuemi i Hagës për krime lufte dhe gjenocid.

Ndër të tjera në Marrëveshje parashihej:

c) që nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare duke përfshirë armatën e rregullt dhe forcat e marinës, civilë të armatosur, paramilitarë, forcat ajrore, garda kombëtare, policia kufitare, rezervistët, policia ushtarake, shërbimet informative, MUP-it, policia lokale, speciale, antirebeliste, antiterroriste dhe çdo grup i përcaktuar kështu nga KFOR-i.

d) u caktua një zonë sigurie ajrore 25 kilometra përtej kufirit të Kosovës, e ndërsa në pikën

e) u caktua një zonë 5 kilometrash përtej kufirit me RFJ-në që nuk guxonte të vendosen armatimet e rënda dhe ushtria, përveç ushtarët kufitarë.

Marrëveshja asht arritë mbas fushatës së bombardimeve të NATO’s mbi caqet serbe, e cila ka zgjat për 78 ditë me radhë, si dhe mbas përpjekjeve diplomatike për me i dhanë fund luftës në Kosovë.