17 vjetori i PDK’s, Veseli: Kjo parti lindi për me përfundue rrugën e lirisë

Partia Demokratike e Kosovës ka shenue sot 17 vjetorin e themelimit të saj.

Në shenimin e kësaj dite, kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli ka thanë se Partia Demokratike e Kosovës, ka lind dhe asht zhvillue në nji situatë dramatike për vendin e sapodalun nga lufta.

“Partia Demokratike e Kosovës lindi për me përfundue rrugën e lirisë, rrugën nga çlirimi në shpallje të pamvarësisë dhe ndërtim të shtetit demokratik e sovran të Kosovës. Lindi për me fitue paqen”, theksoi Veseli.

Veseli ma tej ka deklarue se PDK’s, që nga themelimi, iu bashkuen themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila kunorëzoi përpjekjet nji shekullore për lirinë e pamvarësinë, intelektualët, akademikët, gazetarët, minatorët, të burgosunit politik, arsimtarët e fermerët.

“Kemi të drejtë të mburremi me sukseset tona, por, njikohësisht, edhe detyrimin për me qenë vetëkritik, asht pjesë e moralit tonë politik dhe përgjegjësisë para qytetarëve, që t’i njohim dhe pranojmë gabimet e bame gjatë ecjes, lëshimet e devijimet nga përgjegjësitë e ngarkueme, fenomenet negative në nivelet e ndryshme të qeverisjes sonë”, theksoi ma tej Veseli.

Lideri i PDK’s u shpreh i bindun se me punën që po ban, PDK ka me vazhdue e sigurt si partia ma e madhe në Republikën e Kosovës.

“Na që kemi ndryshue Kosovën, kemi forca të ndryshojmë veten, në përputhje me nevojat dhe sfidat e sotme. Si gjithmonë, të bashkuem dhe fitimtarë. Urime 17 vjetori dhe na priftë e mbara në rrugëtimin tonë të përbashkët”, theksoi kryetari Veseli.