173 gjykatës në paraburgim, policia turke bastisje në zyra dhe shtëpi

Policia turke bastisi zyrat e tre gjykatësve të Stambollit këtë të Hane, mbas lëshimit të urdhën-ndalimeve për 173 anëtarë të personelit gjyqësor, si pjesë e spastrimeve mbas grushtit të dështuem të shtetit muejin e kaluem.

Agjencia private e lajmeve “Dogan” raportoi sot se, policia zhvilloi kontrolle në zyrat e personelit, të cilët po mbahen në paraburgim në Pallatin e Drejtësisë në Stamboll si edhe në dy shtëpi të tjera të gjyqtarëve në anën europiane të qytetit.

Policia, gjithashtu mori disa nga të ndaluemit në pyetje në stacionin policor, raporton “Reuters”.

Ma shumë se 35.000 persona janë arrestue mbas puçit të 15 Korrikut, 17.000 prej të cilëve janë vendosë në arrest formal.