18 vjet nga Epopeja e UÇK’s

Sulmin e gjanë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhduk Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz,në zemrën dhe kokën e UÇK’s, tue i ba asaj nji rrethim të hekurt

Për fat të mirë, ky rrethim alarmoi tanë botën.Ajo që do të ndodhë në fillimet e Marsit të vitit 1998 do të jetë nji deshmi e gjallë për botën e qytetërueme dhe përgjegjësit e saj politik e diplomatik .

Kështu, në natën e 4 e 5 Marsit të vitit 1998, Prekazi rrethohet nga forcat e shumta ushtarake dhe policore.

Pikërisht me 5 Mars bahen 18 vjet të ranies së komandantit legjendar,Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë.

Mirëpo,çdo përvjetor Adem Jasharin e banë ma të lavdishëm në historinë e kombit tonë.
Me aktin e ranies së komandantit legjendar Adem Jasharit dhe familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë,Kosova mundi frikën,me çka i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë.

Familja Jashari,pos komandantit legjendar Adem Jasharit ranë për të mos vdek kurrë edhe 20 anëtar tjerë të familjes Jashari.

Lufta e Prekazit zgjoi kureshtje jo vetëm të popullit liridashës shqiptar por edhe te shtetet tjera botnore që bani buj sepse ngriti naltë mentalitetin luftarak të UÇK’s se si po luftonte për çlirimin e vendit.