18 vjet nga masakra e tmerrshme ku u masakruen 23 antarë të familjes Deliu n’Abri

Më 26 Shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen nji nga masakrat ma të tmerrshme gjatë luftës në Kosovë 1998-1999.

Në këtë ditë u masakruen 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyne gra, femi e pleq, nga mosha gjashtë muejsh e deri në 94 vjeçare.

Nga 25 Shtatori, familja Deliu ishte strehue në mal, për me i shpëtue sulmeve shfarosëse serbe.

Nji ditë ma vonë, më 26 Shtator, rreth orës 10:00 paradite, aty kishte depërtue kambësoria serbe.

Me këtë rast ishin ndigjue të shtëna armësh e britma njerëzish.

Të gjithë ishin qëllue në kokë nga afërsia dhe ishin masakrue derisa po përpiqeshin të iknin nga sulmi.

Trupat e të ekzekutuemve tregonin deshmi të qarta të nji kasaphane.