19 persona të vramë nga luftimet në Turqi

Vazhdojnë luftimet e ashpëra midis ushtrisë turke dhe grupit kurd PKK në zonën lindore të Turqisë. Mediat turke raportojnë se sot gjatë luftimeve kanë humbë jetën 8 ushtarë turqë, 11 militantë kurdë dhe me dheta të tjerë janë plagosë.

Mësohet se përplasja ka ndodhë në zonat malore Tendyrek të qytetit me shumicë kurde, Van. Gjithashtu, vlen të theksojmë që në këtë zonë luftimet po vazhdojnë që prej tre ditësh. Vetëm para dy ditëe si pasojë e luftimeve humbën jetën 4 ushtarë dhe u plagosën 18 të tjerë.