19 vjeçari vret nji grue e plagos 5 persona në Londër

Nji person i armatosun me thikë ka vra nji grue dhe ka plagos pesë të tjerë gjatë nji sulmi që mund të ketë karakter terrorist.

Ngjarja ndodhi mbramjen e së Merkurës, rreth orës 22:30, në Russel Square, në Londër.

Autori i sulmit asht nji 19-vjeçar, i cili u arrestue nga policia.

Viktima e sulmit asht nji grue rreth të 60’tave, identiteti i të cilës nuk u ba i ditun.

Oficeri i antiterrorit në Scotland Yard, Mark Rouli, u ka thanë mediave britanike se 19-vjeçari që kreu sulmin mund të ketë probleme mendore, megjithatë nuk përjashtohet mundësia e nji sulmi terrorist.

Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadik Khan, u bani thirrje qytetarëve të jenë të qetë dhe vigjilentë, ndërsa policia vijon hetimet për motivet e sulmit.

Ka dyshime se autori i sulmit mund të ketë pas edhe bashkëpunëtorë.

 

2-londer

 

3-londer