19 vjet nga protestat studentore, vlerësohet Ejup Statovci

1 Tetori i ’97’tes, pikë ktheve në historinë ma të re të Kosovës.

Në 19-vjetorin e saj, Lëvizja Studentore e ’97’tes asht vlerësue kthesë e randësishme në dinamizmin e rezistencës ndaj okupatorit serb.

Protagonistët e asaj ngjarje kanë deklarue për gazetën “Epoka e Re” se ajo protestë ishte nji pikë kthese në historinë ma të re të Kosovës, tue ja ndryshue kahun proceseve politike për vendin.

Simbas tyne, ai organizim ka pas efekt shumëdimensional dhe ka qenë nji mesazh për me zgjue nga gjumi klasën politike.

Për të, simbas protagonistëve për protestën studentore, ka pasë randësi të jashtëzakonshme Rektori i atëhershëm Ejup Statovci.

 

2-struydente