2 shqiptarët e ISIS dënohen me burgim të përjetshëm në Turqi për shkak të kasaj vepre

Dy shqiptarë dhe nji shtetas me orgjinë kineze u dënuen me burgim të përjetshëm nga nji gjykatë turke.

Ata akuzohen për nji sulm terrorist në qytetin Nigde të Turqisë në mars të vitit 2014, ku u vranë dy pjesëtarë të forcave turke të sigurisë, nji civil, ndërsa u plagosën tetë të tjerë.

Shqiptarët e dënuem janë Muhamed Zakiri nga Maqedonia dhe Cendirim Ramadani, me shtetësi zvicrane, ndërsa kinezi Banjamin Xu, asht me shtetësi gjermane.

Ata ndodhen në nji burg në Ankara, ndërsa dënimet e tyne u shqiptuen nga nji gjykatë penale në qytetin Nigde, ku edhe ndodhi sulmi. Të tre personat janë pjesë e organizatës terroriste, ISIS.