2 të vdekun në nji sulm terrorist në Turqi

Si pasojë e nji shpërthimi, i cili ka ndodhë në nji mjet në autoparkun e Komunës së qytetit Adana në Turqi, 2 persona kanë humbë jetën dhe 16 të tjerë kanë mbetë të plagosun, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Adana’s, Mahmut Demirtaş, në lidhje me këtë ka thanë se në shpërthim kanë humbë jetën 2 qytetarë dhe janë plagosë 16 të tjerë.

“Rreth orës 08.05 (me orën lokale) nji automjet ka shpërthye në hymje të komunës. Simbas informacioneve të para thuhet se mendohet që ngjarja asht krye nga nji grue” ka thanë ndër të tjera kryetari Demirtaş.

Simbas informacioneve të marra mësohet se në vendngjarje janë dërgue ambulanca të shumta dhe zjarrfikës. Si pasojë e shpërthimit janë damtue edhe mjete të tjera, si dhe asht damtue edhe ndërtesa e komunës.