2 vjet nga arritja e 4 marrëveshjeve Kosovë-Serbi

Mbas shumë takimeve e përpjekjeve të vazhdueshme që zgjatën me muej të tanë, Kosova dhe Serbia më 25 Gusht të vitit 2015, arritën t’i qesin në letër katër marrëveshje.

Nënshkrimin e tyne e banë liderët ma të naltë shtetnorë.

Këto marrëveshje kanë të bajnë me Asociacionin e Komunave Serbe, telekomin, energjinë dhe “Parkun e Paqes” në Mitrovicë.

Mbasi nënshkruen marrëveshjet, pjesëmarrësit e këtyne takimeve dolën edhe më deklarata.

Krejt shpallën fitues vetën dhe shtetin që përfaqësuen.

Kryeministri Isa Mustafa mbas përfundimet të nënshkrimi të marrëveshjeve deklaroi për mediat në Bruksel se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të ketë asnji kompetencë egzekutive, derisa marrëveshjet i ka quejt në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.