2 vjet nga zhdukja e fluturimit MH370

Malajzia dhe Australia thonë se mbeten me “shpresë” se fluturimi MH370 do të gjendet, edhe pse sot janë ba dy vjet nga zhdukja e tij.

Avioni i kompanisë ‘Malaysia Airlines’ ka qenë tue fluturu nga Kuala Lampuri për në Pekin, me 8 Mars të vitit 2014, me 239 njerëz në bord.

Ekipet e kerkimit, të udhëhequna nga Australia, janë tue kerku nji zonë prej 120,000 kilometrash katrorë në jug t’Oqeanit Indian.

Vetëm nji pjesë e konfirmueme e avionit asht gjet në ishullin Reunion.

Malajzia asht po ashtu tue vazhdu kërkimet me nji ekip që përfshin edhe ekspertë nga Shtetet e Bashkueme, Kina, Australia, Franca dhe Britania.

Vendet kanë thanë se do të perfundojnë kerkimet me gjasë rreth Qershorit.