20 orë bisedime n’Bruksel, por pa marrëveshje për telekomunikacionin!

Serbia do marrëveshje për telekomunikacionin me Kosovën pa ndryshue gjendja e tashme.

As mbas 20 orësh negociata në Bruksel, delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit nuk ja kanë dalë me i harmonizue krejt çashtjet e domosdoshme për zbatimin e marrëveshjeve rreth telekomunikacionit.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, ka thanë se pret që në nji t’ardhme jo të largët bisedimet rreth kësaj teme kanë me vazhdue, raporton RTS.

Si ka thanë Djuric, numri i çashtjeve të paharmonizueme asht zvogëlue, por ka shtue se delegacioni serb nuk ka lejue rrezikimin e pronës së Serbisë dhe të parimeve të cilat po të fuqizoheshin do të mund të perbanin presedan për bisedimet e ardhshme rreth kësaj çashtje të randësishme.

Ai citohet të ketë thanë se pala serbe ka insistue që serbëve në Kosovë, njiherë kur do të ndodhë zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit, t’u bahet e mundun me ba biseda telefonike me pjesët e tjera të Serbisë pa përdorim të kodit thirrës, simbas tarifave dhe numrave deri tash të përdorun.

Si asht shpreh Djuric, delegacioni serb ka përballue edhe fyemjet dhe presionet dhe ka qëndrue i përkushtuem për gjetjen e kompromisit dhe të zgjidhjeve të qëndrueshme.