20 vjet nga vdekja e Princeshësh, qysh po kujtohet ajo!

Sot shënohet 20-vjetori i vdekjes së Princeshës Diana.

Princat, William dhe Harry e kujtuen nanën e tyne dje, tue u shëtit në oborrin e pallatit Kensington, ku aktualisht ata jetojnë dhe ku kishte jetue Diana mbas ndamjes nga Princi Charles deri në vdekjen e saj.

Lule të shumta janë vendos në këtë lokacion, i cili e ka marrë emnin “Oborri i Bardhë”, dhe ku njerëzit vijnë për me nderue kujtimin e Princeshës së tyne të preferuem e cila e humbi jetën në nji aksident tragjik në Paris të Francës.

Princat me këtë rast i shoqnonte edhe dukesha e Cambridgeit, Kate Middleton.

Kate dhe William i kanë dy fëmijë së bashku, George dhe Charlotte.

4 vjeçari Geroge i cili asht i dyti në rend për me trashëgue fronin dhe m’u ba mbret i Anglisë, javën e ardhshme ka me fillue shkollën dhe ky lajm tashma asht shndërrue në temë të ditës kudo në botë.