206 kg kanabis n’bregdetin e Vlorës, e merr policia!

Plot 206 kilogramë kanabis sativa janë sekuestrue nga policia e  Vlorës, raporton Ora News.

Policia thotë se droga u gjet e braktisun në zonën e Porto Novës, n’afërsi të ishullit të Zvërnecit, rreth 20 metra larg bregut të detit, nga seksioni për hetimin e narkotikëve.

Simbas policisë landa narkotike ishte e ndame në 9 pako të mbështjellë me qese plastike ngjyrë kafe, e cila u sekuestrue në cilësinë e provës materiale.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuem në këtë vepër penale.

 

2-canabis