22 mijë familje të Mitrovicës, refugjatë në qytetin e tyne!

Që nga përfundimi i luftës, numri i shqiptarëve që janë shpërngul nga veriu i Mitrovicës ka arritë në 22 mijë.

Shumë familje të dëbueme nga ajo pjesë jetojnë me qira në jug të Mitrovicës, si refugjatë në qytetin e tyne, ndërkohë që kthimin e tyne në banesa dhe prona të veta prej nga janë dëbue nuk ju lejojnë strukturat komunale të veriut.
Edhe nji dimër sikurse edhe 17 të tjerë para tij, shumë familje shqiptare të veriut të Mitrovicës kanë me kalue nëpër shtëpi të hueja, si refugjatë në qytetin e tyne.

Ndonëse kanë banesat e tyne në veri dhe pronat që synonin t’i rindërtonin shtëpitë, atyne nuk u lejohet kthimi atje.

Përveç që nuk u lejohet të kthehen në banesat e veta, aktualisht të uzurpueme nga serbët e veriut të Mitrovicës, shqiptarëve të asaj pjese nuk u lejohet as rindërtimi i shtëpive, të cilat u janë djeg dhe u janë rrënue gjatë luftës, madje edhe mbas lufte, shkruen Zeri.