22 persona t’arrestuem gjatë 24 orëve!

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka arrestue gjithsej 22 persona për incidente dhe vepra të ndryshme penale.

Për krejt arrestimet asht njoftue prokurori i shtetit, ku me urdhën të tij, 13 prej të arrestuemve janë dërgue në mbajtje, ndërsa të tjerët janë lirue në procedurë të rregullt.

Arrestimet, simbas policisë janë krye në krejt rajonet e Kosovës, ndërsa hetimet në lidhje me ato raste ende janë tue vazhdue.