24 të lenduem mbasi aeroplani bani ulje emergjente në SHBA

22 udhëtarë dhe dy anëtarë të ekuipazhit u lenduen kur nji aeroplan i JetBlue, nga Bostoni në Sacramento u detyrue me ba nji ulje emergjente në Dakotan Jugore.

Fluturimi 429 i Jet Blue thuhet se ka has në turbulenca të randa, andaj u detyrue me devijue në Rapid City, South Dakota, ku ai u ul në 7:30 mbasdite, me orën lokale, shkruejnë mediat e hueja.

Simbas mediave të hueja, udhëtarët dhe ekuipazhi, të plagosunit janë dërgue në spital për trajtim, ndërsa udhëtarët e mbetun dhe personeli kanë me vazhdue udhëtimin e tyne me nji aeroplan tjetër.

 

 

#Jetblue Rain Forest experience. #nothingbutthebest 😕☺️😂 #delays #delayed #nyc #jfk

A video posted by VersestheDaywalker (@versesthedaywalker) on