25 kandidatë për deputetë, nën hetime

Iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për dekriminalizimin e skenës politike në vend, si duket nuk kanë me përkrahë partitë politike në zgjedhjet e 11 Qershorit të këtij viti.

Në listat zgjedhore të subjekteve politike kanë me garue së paku 25 kandidatë për deputetë, të cilët kanë aktakuza të ngrituna nga Prokuroria ose janë nën hetime për vepra të ndryshme penale

Kjo po ndodh mbasi Kosova ende nuk ka ligj, i cili jau ndalon këtyne personave me kandidue për deputetë. Në listat zgjedhore të partive politike pritet të futen edhe persona, të cilët aktualisht ndiqen nga drejtësia.

Presidenti Thaçi pati deklarue se ka me mbështetë çfarëdo nisme që në listat zgjedhore mos me pasë njerëz të akuzuen. Nji iniciativë të tillë e kanë mbështetë edhe diplomatët e huej.