25 mijë euro për kamerat vëzhguese për patentë shofer

Me vlerën 25 mijë euro, Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku, ka ba lansimin e kamerave të sigurimit, të cilat kanë më i përcjellë kandidatët gjatë nënshtrimit të testeve teorike dhe praktike për patentë-shoferë.

Simbas Ministrit ky projekt asht shumë i randësishëm sepse ka me ndikue në rritjen e transparencës dhe në uljen e korrupsionit.

Në prezencën e ministrit Zharku asht ba edhe testimi i sistemit dhe kamerave monitoruese.

Por vendosja e kamerave, simbas instruktorëve të autoshkollave po i ban kandidatët me u ndie të stresuem, gja që rezulton edhe në mosdhanjen e vozitjes.

E vendosja e këtyne kamerave asht vullnet i Qeverisë.