25 vjet miqësi. Ambasadorët e SHBA’ve në Shqipni në nji foto!

Sot shenohet 25-vjetori i vendosjes së marrëdhanieve me Shtetet e Bashkueme t’Amerikës, mbas ranies së komunizmit.

Me këtë rast, ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Luli Faber ka mbledh të gjithë ambasadorët amerikanë që kanë qenë në Shqipni përgjatë këtyne viteve.

“Ambasadorja e Shqipnisë në Shtetet e Bashkueme, Floreta Luli Faber me Ambasadorin Amerikan në Shqipni Donald Lu, dhe 5 ish Ambasadorët amerikanë John L Withers II, William E. Ryerson, Alexander A. Arvizu, Marisa R. Lino, dhe Marcie B. Ries.

Sot, me 15 Mars, Shtetet e Bashkueme dhe Shqipnia festojnë 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhanieve të tyne diplomatike. ‪#‎25ViteMiqësi”, shkruen ambasada amerikane, që ka publiku këtë foto.