25 vjet nga Referendumi për Pamvarësinë e Kosovës

Më 26 Shtator të vitit 1991 asht mbajtë Referendumi për shpalljen e Kosovës shtet të pamvarun.

Në këtë ditë, qytetarët me shumicë absolute janë deklarue pro pamvarësisë së Kosovës me c’rast u vërtetuen edhe Deklarata e Pamvarësisë dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që u patën miratue nji vit ma parë dhe u pasuen me mbajtjen e zgjedhjeve të para demokratike, parlamentare e presidenciale, të vitit 1992.

Referendumi për Pamvarësinë e Kosovës u shënue në të gjitha dokumentet relevante ndërkombëtare si nji akt sublim i vullnetit politik të popullit të Kosovës.