25 vjet nga vrasja e 4 antikomunistëve në Shkodër

Kështu kishte paralajmërue diktatura komuniste në Shqipni shtypjen me dhunë të demostratave.

Por të mbledhun qysh nji natë ma parë, mëngjesi i 2 Prillit i gjeti mija shkodranë në sheshin përpara Komitetit të Partisë së Punës, të vendosun për me kundërshtue manipulimin e zgjedhjeve të 31 Marsit 1991, të fitueme nga komunistët.

Shumica e protestuesve janë të ri, studentë, e madje edhe nxanës të shkollave të mesme.

Për orë të tana, turma e protestuesve tenton me hy në selinë e degës së Partisë së Punës, që në fakt ishte mbi çdo institucion tjetër në vend.

Gurëve dhe mjeteve të tjera të forta të protestuesve, forcat e policisë ju përgjigjen me plumba, tue vra katër djem të ri, mbështetës të Partisë Demokratike të sapokrijueme: Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka, që tash kanë hy në histori si “Martirët e 2 Prillit”.

Pak orë ma vonë, nanat qajnë djemtë e vramë për demokraci.

E mbas dy ditësh, banda muzikore e qytetit dhe presidenti i ardhshëm Sali Berisha, i prijnë kortezhit mortor ku mori pjesë i gjithë qyteti.

Edhe për s’vdekuni, dëshmorët e ri ndalen me nderue Pllum Pllumin, të cilin mbasi e vrau, sigurimi i shtetit e shëtiti të lidhun me telë me gjemba nëpër qytet.
Demonstrata antikomuniste e 2 Prillit në Shkodër, mbas rrximit të monumentit të Enver Hoxhës, ishte goditja e fundit që mori diktatura e mbasardhësit të Enver Hoxhës.

Mbas pak, kryeministri i asaj kohe dha dorëheqjen , ndërsa nji vit ma vonë, edhe Ramiz Alia, për me ia lanë vendin të parit president të Shqipnisë demokratike.