260 mijë nxanës e nisin vitin e ri shkollor me librat e rishkrueme mbas 10 vjetësh

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka ba me dije se mbi 260 mijë nxanës kanë me i pasë në duer tekstet e rishkrueme mbas 10 vjetësh.

Bajrami në nji intervistë për “Epokën e re”, tha se ka besim në SBASHK se ka me pasë mirëkuptim dhe ka me heqë dorë nga greva.

Ai ka thënë se, SBASHK asht partnere e randësishme e Ministrisë dhe ka kallxue se me të kanë bisedue për kërkesat e saj.