27 liderat e BE’s vijnë me nji udhërrefyes që ka me ju befasue!

Liderat e BE’s miratuen sot nji udhërrëfyes gjashtë mujor që synon me ulë frigën e popullsisë nga imigracioni, terrorizmi dhe pasiguritë ekonomike dhe sociale, gjatë bisedimeve në Bratislava për BE’n post-Brexit.

“Ndonëse nji vend vendosi me u largue, BE mbetet e domosdoshme për na të tjerët. Na jemi të vendosun ta bajmë bllokun nji sukses”, thuhet në nji deklaratë të përbashkët të 27 liderave.

Ky udhërrëfyes nënvizon hapa për kontrollimin e migracionit, për mos me lejue ma rikthimin e fluksit të pakontrolluem të vitit të kaluem, me rritë sigurinë dhe luftën ndaj terrorizmit, me përforcue bashkëpunimin në mbrojtje dhe me dhanë mundësi ma të mira për rininë.

“Bratislava asht fillimi i procesit, që do të ndiqet nga nji takim në Valeta gjatë këtij viti dhe ka me përfundojë me mbledhjen e Marsit 2017 në Romë”, theksohet në këtë deklaratë.